Zemaj uron studentët për fillimin e vitit të ri akademik: Na ndihmoni, duke ruajtur veten dhe të tjerët

13:42 | 01 Tetor 2020

Ministri i Shëndetësisë uron studentët për fillimin e vitit të ri akademik: Na ndihmoni, duke ruajtur veten dhe të tjerët.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka uruar studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Ai iu ka bërë thirrje studentëve të mos dekurajohen nga situata e pazakontë në të cilën ndodhet vendi si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

”Ky vit akademik nuk po fillon si zakonisht, në këtë bashkëjetesë me pandemi tashmë jemi rreshtuar edhe ne, pa dashje, por, ju assesi mos e harroni qëllimin tuaj, pse jeni aty, në rrugëtimin më të rëndësishëm, për ju dhe shtetin”.

Zemaj gjithashtu ka apeluar që studentët t’ju përmbahen masave dhe të kenë kujdes ndaj COVID-19.

”I vetëdijshëm për sfidat që mund t’i keni këtë vit, ju bëjë thirrje që të na ndihmoni, duke ruajtur veten dhe të tjerët. Respektoni masat anti covid, duke qenë bashkë, ne mund t’ia dalim”.

”Suksese e ju prift e mbara, qoftë një vit me shumë arritje. Sukseset tuaja janë e ardhmja”, shkruan ai.

Komento: