Barcelona nënshkruan me yllin e madh

14:19 | 01 Tetor 2020

Skuadra e Barcelonës tashmë ka nënshkruar me lojtarin e njohur.

Edhe zyrtarisht, tashmë Sergiño Dest është lojtar i Barcelonës. Dest ka nënshkruar kontratë me Barcelonën deri më 2025.

Tashmë është zyrtare. 19-vjeçari, Sergiño Dest, është transferuar nga Ajaxi te FC Barcelona.

Lajmin e ka konfirmuar klubi katalunas përmes një video të publikuar në ‘Tëitter’, ku lojtari tashmë ka zbritur në ‘Camp Nou’.

Barça ka vuajtur për mbrojtës në krahun të djathtë që prej largimit të Dani Alves dhe tani me Dest, që pëlqehet shumë nga Ronald Koeman, shpreson të ketë bërë një zgjedhje të paktën për një dekad.

Barça ka paguar 20 milionë euro plus pesë të tjera bonuse për 19-vjeçarin.

Dest ka nënshkruar kontratë me Barcelonën deri më 2025.

Komento: