Arrin në Karaçevë Njësia Speciale e Kosovës

15:10 | 01 Tetor 2020

Njësia Speciale e Kosovës tashmë ka arritur në Karaçevë.

Aksioni i Policisë së Kosovës në fshtrat e Kamenicës është duke vazhduar ende.

Express raporton nga vendi i ngjarjes së atje tashmë kanë arritur edhe zyrtarë të Njësisë Speciale për të asistuar në rast se ka nevojë.

Se po zhvillohet aksion në Karaçevë dhe rajonet e tjera të Kosovës e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në orët e para të mëngjesit të 01 Tetorit 2020, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese, janë duke ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës. Ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Komento: