Ulen ndjeshëm shifrat me pacientët e shtrirë për Covid-19 në QKUK

15:39 | 01 Tetor 2020

QKUK po i kthehet normalitetit, ulen ndjeshëm shifrat me pacientët e shtrirë për Covid-19.

Në Kosovë kanë filluar që të bien shifrat sa i përket infeksioneve me virusin Covid 19.

Kjo gjë po dëshmohet përmes raporteve ditore të institucioneve të shëndetësisë në Kosovë.

Krahas statistikave ka filluar që të bijë ndjeshëm edhe numri i pacientëve të shtrirë në spitale.

Në QKUK për trajtim për Covid 19 janë 155 pacientë. Nga ta 7 në respirator, 9 të tjerë në CPAP e 81 të tjerë në onsigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 43 raste të reja me Covid 19. Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Ky institucion shëndetësor po ashtu ka bërë me dije se nga virusi kanë vdekur edhe dy kosovarë.

Komento: