Mjeku i Shtëpisë së Bardhë jep detaje për gjendjen shëndetësore të Trumpit

09:51 | 02 Tetor 2020

Mjeku i presidentit Trump jep detaje për gjendjen shëndetësore të tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai dhe Zonja e Parë, Melania, kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus. E gjendja shëndetësore e presidentit sipas mjekut personal të tij raportohet të jetë stabile.

“Presidenti dhe Zonja e Parë janë të dy mirë në këtë kohë, dhe ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë rikuperimit të tyre,” shkroi Conley.

“Sonte, Melania dhe unë testuam pozitiv për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rikuperimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë bashkë!”, shkruan Trump.

Komento: