
Rahatimet e “opozitës”: Anëtarja e PSD-së, ambasadore në Japoni.
AAK-ja dhe PSD-ja, që në zgjedhjet e gjashtë tetorit kishin garuar me një listë të përbashkët, nuk e kanë përfunduar bashkëpunimin. Në media sot është raportuar se ish-deputetja Shqipe Pantina pritet të propozohet ambasadore. Pantina nuk e ka pohuar, as mohuar këtë informacion.
Ish-kandidatja për deputete nga kjo parti, Shqipe Pantina, pritet të propozohet ambasadore në Japoni, me çelës diplomatik.
Gazeta Express e ka kontaktuar Pantinën për këtë çështje, megjithatë, ajo nuk ka pranuar të demantojë lajmin e as ta konfirmojë.
“As s’po du me demantu, as me komentu”, ka thënë Pantina.
Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka komentuar për emrat që janë në mesin e të përzgjedhurve.
“Procesi i përzgjedhjes së nëpunësve konsullorë është në vazhdim e sipër, sipas udhëzimeve dhe rregullave në fuqi. Momentalisht brenda MPJD-së janë duke u trajtuar ankesat e kandidatëve që kanë aplikuar në këtë proces”, thuhet në përgjigjen fillestare. Por në një version tjetër të përgjigjes MPJD-ja e ka hequr pjesën e dytë të përgjigjes që flet për ankesat e kandidatëve, ka raportuar sot Koha.
“Procesi i përzgjedhjes së nëpunësve konsullorë është në vazhdim e sipër, sipas udhëzimeve dhe rregullave në fuqi. Momentalisht brenda MPJD-së janë duke u trajtuar ankesat e kandidatëve që kanë aplikuar në këtë proces”, thuhet në përgjigjen fillestare. Por në një version tjetër të përgjigjes MPJD-ja e ka hequr pjesën e dytë të përgjigjes që flet për ankesat e kandidatëve.