MPB pajiset nga Ambasada Amerikane me mjete mbrojtëse nga COVID-19

13:44 | 07 Tetor 2020

Ambasada Amerikane i dhuron MPB-së mjete mbrojtëse nga COVID-19.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka pranuar një donacion nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Ky donacion përmban mjete mbrojtëse nga COVID-19, si maska shumë-përdorimshe, dezinfektues dhe dorëza, që janë të destinuara për MPB-në dhe tri agjencitë e saj, shkruan EO.

Me këtë rast, Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu e ka falënderuar Ambasadën Amerikane për ndihmën e vazhdueshme duke shtuar se institucionet janë duke e bërë të pamundurën në luftimin e pandemisë.

Komento: