Seanca vazhdon të hënën, nesër Hoti raporton para Kuvendit

20:53 | 08 Tetor 2020

Seanca e Kuvendit vazhdon të hënën.

Seanca e Kuvendit ka mbyllur punimet për të vazhduar të hënën me pikat e mbetura, ndërsa nesër vazhdon seanca në të cilën pritet të raportojë për 100 ditëshin e qeverisjes, kryeministri Avdullah Hoti.

Në seancën e sotme ishin në rend dite projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, dhe ai për rimëkëmbje ekonomike, por që asnjëri nuk mori votat e duhura.

Ndërsa deputetët me shumicë votash votuan marrëveshjen e IPA-së.

Po ashtu u zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Komento: