Festë në familjen Jashari, vajza e Hamzës, nipat dhe mbesat e Ademit këndojnë “Çohu Adem”

23:23 | 14 Tetor 2020

Vajza e Hamzës e nipat dhe mbesat e Adem Jasharit këndojnë “Çohu Adem”.

Familja e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Adem Jashari sonte kanë festë.

Ata kanë festuar ditëlindjen e 50 të të vajzës së Rifat Jasharit, mbesës së madhe të kësaj familjeje.

E bija e Hamzë Jasharit, Besarta e cila i ka mbijetuar masakrës në këtë familje ka publikuar në rrjetin social Facebook një video shumë emocionuese ku ajo bashkë menipat e mbesat e kësaj familjeje kanë kënduar këngë “Çohu Adem”.

“Ditë e veçantë në familjen tonë në Prekaz. Iliriana e mixhës Rifat, mbesa më e madhe e babës Shaban, sot mbushi 50 vjet. Ajo, sonte na bashkoj të gjithëve – falëmnderit motër, urime e çdo të mirë për ty. Diçka e zakonshme tek ne Jasharët – këngë e valle shqipe”, ka shkruar ajo.

Komento: