LDK tregon se çfarë u diskutua në takimin Mustafa-Lajçak

09:54 | 15 Tetor 2020

Përfundon takimi Mustafa-Lajçak, nga LDK’ja tregojnë se çka u diskutua.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Express.

Siç njofton zyra për media e LDK’së, në këtë takim është diskutuar për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kryetari Mustafa theksoi rëndësinë e dialogut dhe përmbylljen e tij me njohje të ndërsjell. Ai vlerëson se arritja e kësaj marrëveshje hap një kapitull të ri drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve, do të siguronte stabilitet rajonal, ndërsa Kosova hap rrugët drejt integrimit euroatlantik”, thuhet në njoftim.

Komento: