Bajram Gecaj me ironi i përçon mesazh Albin Kurtit

20:06 | 15 Tetor 2020

Shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, Bajram Gecaj, me ironi i ka përçuar një mesazh Albin Kurtit.

Shefi i stafit të kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, Bajram Gecaj, me ironi e ka pasur një mesazh sot për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Gecaj, ka publikuar komunikatën që sot e ka lëshuar misionin i OSBE-së,

Ai ka thënë se këtë deklaratë e thonë përfaqësuesit e shtetit nga “thikat” e të cilit frikësohej Albin Kurti.

Postimi i plotë i Gecajt, pa ndërhyrje:

Paramendoni, këte e thonë përfaqësuesit e shtetit nga “thikat” e të cilit frikohej Albini:

“Siç e kemi thënë më parë, stabiliteti, prosperiteti dhe paqja afatgjate në Ballkanin Perëndimor janë të arritshme vetëm kur Kosova të integrohet si një partnere e plotë dhe e barabartë. OSBE-ja luan një rol në lëvizjen përpara të rajonit drejt këtij synimi”, thekson komunikata e misionit të SHBA-ve në OSBE.

Komento: