Shqipëria thyen rekordin e zi: 281 të infektuar me koronavirus në Shqipëri dhe tre të vdekur

16:35 | 18 Tetor 2020

281 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri dhe tre të vdekur.

Në Shqipëri nga 1276 testime të kryera në 24 orët e fundit, 281 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë vdekur edhe tre pacientë të infektuar.

Ndërsa, raportohet tutje se janë shëruar 70 pacientë.

Raste aktive në Shqipëri janë 6533.

Komento: