Pesë mësues infektohen me koronavirus, shkolla e muzikës nga nesër vazhdon mësimin online

19:00 | 18 Tetor 2020

Pesë mësimdhënës në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Si rrjedhojë kjo shkollë do të vazhdojë mësimin online nga e hëna. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

“Pesë mësimdhënës janë infektuar me koronavirus. Mësimin do të vazhdojë online nga e hëna.

Janë testuar edhe pjesa tjetër e stafit dhe janë në pritje të rezultateve”, ka thënë Shala.

Komento: