Komuna e Prishtinës vjen me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

20:12 | 18 Tetor 2020

Komuna e Prishtinës ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.

Nesër në Prishtinë për dy javë rresht do të zbatohet procesi i deratizimit të rrjetit të kanalizimit, bodrumeve e garazheve publike, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

“Prej nesër, 19 tetor për dy javë rresht do të zbatohet procesi i deratizimit vjeshtor të rrjetit të kanalizimit, bodrumeve e garazhave publike në lagjet e Prishtinës. Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin!” – është njoftuar nga Komuna e Prishtinës.

Komento: