Vdesin dy pacientë nga koronavirusi në Spitalin e Gjilanit të prekur me koronavirus

11:53 | 19 Tetor 2020

Dy pacientë të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, kanë ndërruar jetë pasi ishin të infektuar me COVID-19.Bëhet fjalë për një grua 81-vjeçare nga Gjilani dhe një burrë nga Stublla e Vitisë, 80-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Mediafokus, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili.

“Fatkeqësisht, dy pacientë e kanë humbur betejën me virusin COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm.

Pacientja që ka ndërruar jetë pasditën e djeshme F.R. 81-vjecare, ka qenë në mjekim intenziv, ndërsa pacienti që ka ndërruar jetë sot, A.D., 80-vjecar nga Stublla e Vitisë, ka qenë duke u trajtuar në infektivë. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve”, ka thënë Ismaili për Mediafokus.M

e dy vdekjet e reja, numri total i vdekjeve në nivel vendi deri tani shkon në 655 persona.

Komento: