Mjekja shqiptare infektohet me koronavirus

08:54 | 20 Tetor 2020

Infektohet me COVID 19 mjekja e njohur shqiptare.

Albana Daka, mjeke laboratori nutricioniste në Spitalin Amerikan, ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Enkel Demi në studion ‘ABC e Mëngjesit’, pasi Daka prej disa muajsh drejton rubrikën “Abc-ja e Shëndetit”.

Sipas gazetarit, ditën e sotme ajo do ta ketë të pamundur pasi ka zbuluar mbrëmjen e djeshme se është infektuar me koronavirus.

“Rreth orës 19:00 Albana Daka zbuloi se ishte pozitive me Covid. Është asimptomatike”, tha Enkel Demi.

Komento: