Ngjarje e ditës së sotme.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë)
10:30Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë)
11:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin vjetor të Auditimit për vitin 2019, raporton Ministrja e Financave Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
11:00Ministria e Tregtisë dhe Industrisë lanson data-baza për tregtinë në shërbime. (Objekti i MTI-së)
11:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohen me përfaqësuesit e kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesit e OJQ-së “Ngritja e Zërit” (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
12:00Në Komisionin për Integrim Evropian, raporton ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
12:00Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Rruga “Rexhep Karaqi”, Prizren)
14:00Në Komisionin Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dëshmojnë Hidajete Pireva dhe Vlora Maholli mjeke të QKMF-së në Fushë-Kosova. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
15:00Në Komisionin Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëshmon Hajrie Hoti, mjeke e QKMF-së në Prishtinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
17:00Në Qendrën për Edukim dhe Kulturë “Libart”, mbahet tryezë diskutimi me temën “Diskutim rreth përvojave të shkrimtarit në raport me librin, dijen, artin, letërsinë dhe kulturën”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)