Mëngjesi i ftohtë, këto temperatura na presin gjatë ditës sot

08:13 | 22 Tetor 2020

Ky pritet të jetë parashikimi i motit për sot.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

IHK njofton se kjo gjendje stabile vjen si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta të cilat do t’i takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.

Komento: