23 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

08:45 | 22 Tetor 2020

Koronavirusi po vazhdon të jetë goxha aktiv në Kosovë.

Nga spitali bëjnë të ditur se 19 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa gjashtë ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 23 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 235 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Komento: