‘Diçka po zihet’, Thaçi takohet me Veselin e PDK-së dhe Haradinajn e AAK-së

11:19 | 22 Tetor 2020

Një takim mes tre personaltieteve të rëndësishme të vendit besohet të ketë ndodhur në mëngjesin e sotëm.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, presidenti Thaçi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë mbajtur një takim të përbashkët.

Thaçi-Haradinaj-Veseli besohet të jenë takuar në një restorant të kryeqytetit dhe se takimi ka zgjatur më shumë se një orë.

Kjo vjen pasi Gjykatës Speciale i kanë mbetur vetëm dy ditë kohë për të hedhur poshtë apo konfirmuar aktakuzat ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve.

Nuk dihet tema e diskutimeve të këtyre tre politikanëve kosovarë.

Së fundi e rëndësishme është bërë sërish tema e presidenti të ri të vendit – nëse potencialisht presidenti aktual Thaçi do të duhej të jepte dorëheqje.

Komento: