Arben Gashi thotë se Task-Forca qe dhjetë vite nuk ka dhënë rezultat

21:39 | 28 Tetor 2020

Gashi: Task-Forca qe dhjetë vite nuk ka dhënë rezultat.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Task-forca e shkarkuar nuk kishte bazë ligjore.

Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shkarkimi i Task-forcës kundër korrupsionit u bë pa i njoftuar partnerët ndërkombëtarë e që sipas tij kjo ka mundur t’i befasojë ata.
“Nëse shohim punën e kësaj task-force për dhjetë vite nuk shihet se ka pasur ndonjë rezultat të theksuar. Kjo task-forcë në mënyrën se si është e ndërtuar rrezikon shumë që të përdoret kundër grupeve apo individëve”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se kjo task-forcë ka qenë instrument në dorën e kryeministrit që mund të përdorej kundër çdokujt.

“Kryeministri Hoti ka mundur t’i zëvendësonte këta emra me personat e afërt të tij dhe ta bënte edhe më të rrezikshëm këtë instrument”.

Gashi ka thënë se një task-forcë tjetër anti-korrupsion duhet të formohet por sipas tij ajo duhet të ketë bazë ligjore e “jo të jetë instrument në dorën e kryeministrit.

Komento: