Lladrovci i uron Albin Kurtit shërim të shpejtë nga koronavirusi

13:50 | 29 Tetor 2020

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka uruar Albin Kurtit shërim të shpejtë nga infeksioni me koronavirus.

Lladrovci e ka uruar Kurtin që sa më shpejtë t’i kthehet familjes dhe detyrave të tij të përditshme.

Postimi i tij i plotë:

Virusi i keq, ka prekur edhe Albin Kurtin.

Uroj që z. Kurti të shërohet sa më shpejtë dhe t’i kthehet familjes dhe detyrave të tij të përditshme.

Uroj po ashtu që të gjithë prekurit nga virusi Covid 19, ta kalojnë pa pasoja.

Nuk do nënçmuar virusin, por do mundur me çdo kusht!.

Komento: