Personi 44-vjeçar vdiq sot në ditën e parë të punës.
Sipas SPSPK, në vitin 2020, 12 persona humben jetën në vendin e tyre të punës.
Kishte lënë Suharekën, për të punuar në Prishtinë.
Por, dita e parë e punës doli të jetë tragjike për Veprim Bukoshin.
44-vjeçari, humbi jetën në vendin e tij të punës, në Lagjen “Prishtina e Re”, pas orës 17 të së hënës.
Merret vesh, se i ndjeri, kishte rënë nga kati i tretë i kësaj ndërtese, saktësisht në venin e paraparë për ashensor.
E lëndimeve të marra, ai nuk arriti t’iu bëj ballë, ndërsa ndërroi jetë në QKUK.
Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës.
Fatin e njëjtë si të 44-vjeçarit deri më tani e kanë pasur edhe disa punëtorë të tjerë.
E numri i tyre sipas sindikatës së pavarur të sektorit privat është shqetësues.
E 6 nga 12 punëtorët e vdekur, sipas Azemit, janë nën moshën 40-vjeçare.
Ndërsa shton, se shqetësuese është edhe mungesa e madhe e inspektorëve mbikëqyrës në nivel vendi.
Në fund, Azemi thotë se nëse 10% do të zbatohej Ligji i Punës dhe Marrëveshja Kolektive, rastet e vdekjeve në punë, do të ishin shumë më të vogla.
Ndryshe, vitin e kaluar, në vend u shënuan 17 raste të vdekjes në vendin e punës.
Ndërsa në vitin 2018, gjithsej 29 persona humben jetën tragjikisht në punë.