Shihen duke luajtur lojëra fati, gjobë për maskë ndaj 15 personave në Skenderaj

11:00 | 09 Nëntor 2020

Kapen duke luajtur lojëra fati, gjobë për maskë ndaj 15 personave në Skenderaj.

Policia ka gjobitur pesëmbëdhjetë persona të cilët i ka gjetur duke luajtur me lojëra të fatit në një shtëpi të pabanuar në Skenderaj, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Skenderaj, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Policia ka shqiptuar gjoba për mosmbajtje të maskës ndaj 15 personave, ndërkaq ndaj pronarit të objektit është iniciuar rasti.

“Është raportuar se në një shtëpi të pabanuar janë takuar pesëmbëdhjetë (15) persona duke luajtur me lojëra të fatit. Të gjithë personave pjesëmarrës iu është shqiptar gjoba për mosbartje të maskës gjatë pandemisë, ndërsa pronarit të objektit i është iniciuar rasti”, njofton Policia.

Komento: