Kryeministri Hoti flet pas takimit me Osmanin: U dakroduam që së bashku t’i tejkalojmë sfidat nëpër të cilat po kalon vendi

11:11 | 09 Nëntor 2020

Hoti pas takimit me Osmanin: U dakroduam që së bashku t’i tejkalojmë sfidat nëpër të cilat po kalon vendi.

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me u.d e presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se kanë diskutuar për të gjitha zhvillimet e fundit në vend.

“Unë sot kisha një takim me kryetaren e Kuvendit që ushtron edhe detyrën e presidentes për koordinimin ndërinstitucional që duhet të kemi nëpër situatën që po kalon vendi. Biseduam për të gjitha çështjet që duhet të koordinohet kryeministri dhe presidenti…Biseduam edhe për situatën e pandemisë që po kalojmë, dhe i kërkova që të punojmë së bashku që të menaxhojmë këtë situatë në veçanti në punën e Kuvendit”, tha Hoti.

Kryeministri theksoi se me Osmanin janë dakorduar që të kenë konsultime të vazhdueshme për menaxhimin e kësaj situate.

“U dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e kësaj situate, për të përçuar mesazhin e qartë që pavarësisht zhvillimeve politike dhe proceseve nëpër të cilat kalon vendi si rezultat i dorëheqjes së presidentit të vendit, ku forcat politike duhet të bëhen bashkë për të gjetur zgjidhjen, të japim mesazhin e maturisë së institucioneve për tu dalë në ndihmë qytetarëve”, tha Hoti.

Komento: