10 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

09:05 | 11 Nëntor 2020

68 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë.

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 68 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së tyre 59 nga ta janë në oksigjeno – terapi ndërsa, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Bazuar në raportin 24 orësh të këtij spitali një pacient është shëruar nga koronavirusi atje.

Përgjatë kësaj periudhe, bëhet e ditur se 250 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Komento: