AAK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Pejës

16:18 | 11 Nëntor 2020

AAK ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të komunës së Pejës, në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin që po vjen.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Ky është postimi i Haradinajt:

Sot, së bashku me Dr. Ali Berisha, kryetar i degës së AAK-së në Pejë nominova z. Arbër Grabovci, kandidatin tonë për komunë, kryetarin e ardhshëm të Pejës.

Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbaj mend Arbërin si kryetar që gërshton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja.

Arbërin, si një ndër themeluesit e parë të degës në Pejë, një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar, që tani e uroj si kryetar të Pejës.

Komento: