Haradinaj i del krah Kurtit për “reflektimin ndaj UÇK’së”

17:48 | 16 Nëntor 2020

Daut Haradinaj i del në krah Kurtit për “reflektimin ndaj UÇK’së”.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka dalë në krah Albin Kurtit, për “reflektimin ndaj UÇK-së”.

Haradinaj thotë se reflektimin e Kurtit duhet kuptuar drejt dhe UÇK ishte populli e populli ishte UÇK.

Postimi i tij i plotë:

Reflektimi i Kurtit në raport me luftën e UÇK-së, duhet kuptuar drejt, sado që dikujt nuk i pëlqen, mendoj se kjo është edhe e vërteta e luftës sonë për liri, pra UÇK ishte populli e populli ishte UÇK.

Mediat që po i japin hapësirë të shtuar sakrificës së popullit tonë, dhe kri.meve serbe të kryera mbi ne, meritojnë një respekt të madh.

Komento: