Rëndohet situata me koronavirus në Kosovë, Zemaj tregon se a do të ketë mbyllje totale

15:19 | 17 Nëntor 2020

Situata me koronavirus në vendin tonë, po rëndohet ҫdo ditë e më shumë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se Qeveria e Kosovës nuk e mendon mbylljen totale si masë pë menaxhimin e pandemisë, por që tha se duhen masa më rigoroze për ta menaxhuar situatën.

“Ne asnjëherë nuk e mendojmë mbylljen e tërësishme si më parë. Nuk guxojmë të ndalim jetën me mbyllje, jo shtet i mbyllur, jo biznese të mbyllura, por të hapura me zbatim rigoroz të masave ”, tha ai.

Përndrshe, Zemaj kërkoi nga deputetët e opozitës dhe të pozitës unitet në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

“Mirë do të ishte që të gjithë së bashku të jemi në një front dhe ta luftojmë pandeminë. Politizimi i situatës është gjëja që më së paku i duhet vendit. Qytetarët nuk e duan përçarjen tonë”, tha ai.

Komento: