Mjekët në Gjinekologji kryejnë me sukses lindjen me operacion tek nëna me Covid-19.
Mjekët në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë kryer me sukses një lindje tek nëna e cila është pozitive me Covid-19.
Lindja e njohur ndryshe si ‘C-section’ është kryer me sukses dhe nëna e fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Operacione dhe lindje të nënave me Covid janë kryer edhe më herët në Klinikën e Gjinekologjisë gjatë pandemisë në Kosovë.