Ministria e Shëndetësisë synon t’i sigurojë 360 mijë vaksina kundër koronavirusit

00:08 | 18 Nëntor 2020

Së fundi ëstë dhënë lajmi se është zbuluar një vaksinë që është 90% efekive kundër koronavirusit

Vaksina BioNTech-Pfizer kundër virusit korona është 90% efektive, Ministria e Shëndetësisë thotë se Kosova do të sigurojë 1.2 milion vaksina.

Është bërë një vit që nga shfaqja virusit Covid-19.

Ky virus deri më tani ka marrë jetë njerëzish gjithandej nepër botë.

Shkencëtarë të shumtë u angazhuan në gjetjen e vaksinës që do ta luftonte virusin dhe u bënë testime tek njerëzit.

Por së fundmi është zbuluar vaksina BioNTech-Pfizer.

Madje ajo është testuar në 45.000 njerëz dhe 90% të tyre janë shëruar.

E gjersa kjo vaksinë po blehet nga vendet e fuqishme të botës, duket se në shtetin tonë ende nuk janë blerë vaksinat.

Por është Ministria e Shëndetësisë ajo që njofton se aleanca e vaksinave COVAX dhe donatorët siç janë OBSH dhe UNICEI do të sigurojnë që 20% e qytetarëve të Kosovës të vaksinohen falas.

Ndërkaq në një përgjigje me shkrim për T7 ata kanë thënë që ende janë në pritje për ta blerë vaksinën.

E që sigurimi i një vaksine të tillë është i domosdoshëm thotë edhe nënkryetari i odës së mjekëve, Naser Gjonbalaj.

Gjonbalaj thotë se të moshuarit janë më të rrezikuarit andaj ata duhet të vaksinohen të parët.

Ndërkaq i të njëjtit mendim është edhe Besim Kodra, kryetari i Shoqatës të së Drejtave të Pacientëve.

Kodra thotë që Kosova nuk do të jetë ndër vendet e para që do ta ketë vaksinën kundër COVID-19.

Por i pakënaqur me vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë është deputeti Fitim Haziri.

Haziri thotë se vendet evropiane e Shqipëria e kanë siguruar këtë vaksinë ndërkaq sipas tij qeveria jonë ka mbetur shumë mbrapa për ta blerë atë.

Ndërkaq pritet që 50 milionë doza të vaksinës të dalin në treg në fund të këtij viti, e 1.3 miliardë doza të tjera në vitin e ardhshëm.

Komento: