‘Jugosllavia bëri kasaphane në Kosovë, ajo ishte ‘Ndërmarrja kriminale’ – Avokati i Veselit para Speciales

12:48 | 18 Nëntor 2020

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson tha para Prokurorisë së UCK nuk ishte ‘ndërmarrje e përbashkët kri’minale’ sic cilësohet në aktakuzë.

Duke folur për kontekstin e luftës në Kosovë, Emmerson tha:

“Nuk ka ekzistuar ndërmarrje e përbashkët kri’minale dhe nuk ka baza ligjore për ta quajtur zotin Veseli për akte kriminale të të tjerëve.

Shqiptarët u varrosën në varreza massive dhe u zhvarrosën, ka shumë të tjerë që trupat e tyre u cuan në Serbi dhe janë ende atje.

Tribunal i Hagës që u ngrit për të trajtuar krimet e atij konflikti, ka dënuar 6 eprorë të lartë të ushtrisë dhe policisë serbe që kishin qëllim të pastronin etnikisht Kosovës përmes krimeve kundër njerëzimit.

“Jugosllavia ushtroi kasaphane mbi Kosovën, e vetmja “ndërmarrje kri’minale” ishte ajo që mbrojti popullatën civile nga jugosllavët, qëllimi i tyre nuk ishte krimi ndaj civilëve por mbrojtja e tyre.

Kur të dalin provat nga prokuroria, kjo aktakuzë do të quhet qesharake”, tha ai.

Komento: