Një kamion ka goditur një këmbësor në rrugën “B” në Prishtinë.
Mesditën e sotme në rrugën “B”, në Prishtinë ka ndodhur një aksident, ku një kamion ka goditur një këmbësor.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti ka marrë lëndime trupore këmbësori dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 12:00, në rrugën B, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti për lajmi.
Ajo ka bërë të ditur se njësiti i trafikut rrugor është duke e hetuar këtë rast.