Prokuroria kërkon masa mbrojtëse për dëshmitarët në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve

13:50 | 18 Nëntor 2020

Seanca statusore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Salimit ka shkuar në pushim.

Gjyqtari Nicolas Giju, njoftoi për pushim 30 minutësh.

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kërkuar që të ketë masa mbrojtëse për disa prej dëshmitarëve që janë pjesë e rastit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën statusore për Thaçin e të tjerët, Prokuroria ka bërë të ditur se në këtë rast janë 153 dëshmitarë të përfshirë.

Komento: