Rritje e frikshme e shifrave në Shqipëri: 9 të vdekur dhe 711 raste të reja me koronavirus

17:07 | 18 Nëntor 2020

Në Shqipëri po rriten shifrat, 9 të vdekur dhe 711 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë ndërruar jetën nga pandemia e koronavirusit 9 persona. Sipas njoftimit, kanë humbur jetën nga pandemia: një 60-vjeçar nga Librazhdi, një 63-vjeçar, një 65-vjeçar, një 70-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar dhe një 79-vjeçar nga Shkodra, një 70-vjeçar nga Durrësi, një 75-vjeçar nga Korça dhe një 81-vjeçar nga Gjirokastra.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 2574 testime, prej të cilave 711 kanë rezultuar pozitive, ndërsa 412 të tjerë janë shëruar nga COVID-12. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2574 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 711 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan, 21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat, 11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier, 7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar, 5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë, 1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça, një 81 vjeçar nga Gjirokastra.

Komento: