Ish-këshilltari i Thaçit thotë se avokatëve nuk po u dorëzohet materiali pasi nuk është përkthyer ende nga serbishtja

17:58 | 18 Nëntor 2020

Ish-këshilltari i Thaçit: Avokatëve nuk po u dorëzohet materiali pasi nuk është përkthyer ende nga serbishtja.

Ish-këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka folur lidhur me vonesën e dorëzimit e materialit të aktakuzës tek trupi mbrojtës i të gjykuarve për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Behramaj ka deklaruar se “materiali ende nuk është përkthyer ende nga serbishtja”, duke konsistuar në vonesat e Prokurorisë së Specializuar për dorëzimin e materialit të plotë të aktakuzës kundër ish-anëtarëve të UÇK’së.

“Dihet pse Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë po e vonon dorëzimin e materialit tek avokatët: nuk e kanë përkthyer ende nga serbishtja!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Serbia në mënyrë të organizuar ka bashkëpunuar dhe ka dorëzuar dokumente në Gjykatën Speciale të Hagës kundër pjesëtarëve të UÇK-së.

Përveç ish-prokurorit serb, Dragoljub Stakoviq, dokumente dhe fotografi në adresë të Hagës ka dorëzuar edhe ish-ministri i Drejtësisë së Serbisë, Vladan Batiq.

Po ashtu, avokati serb, Pedrag Saviq ka treguar se materiali i dërguar nga ministri serb në Hagë përmban më shumë se 50 mijë faqe dokumente dhe dhjetëra-mijëra fotografi.

Komento: