Vetura godet një 35-vjeçare në Podujevë

19:45 | 18 Nëntor 2020

Aksident në Podujevë, vetura godet një 35-vjeçare.

Një grua ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orë 18:00 në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot reth orës 18:00, në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër rreth 35 vjeç) e cila është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Komento: