Ndërron jetë edhe një tjetër veprimtar i LDK-së

20:13 | 18 Nëntor 2020

Ka ndërruar jetë edhe një tjetër veprimtar i LDK-së.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa, njofton për vdekjen e një tjetër veprimtari të partisë, Sahit Halili.

Sfarqa ka thënë se vdekja e tij është humbje e madhe.

Postimi i tij i plotë:

Dita e sotme po permbyllet edhe me një humbje të një veprimtari model të LDK-së në Ferizaj.

U nda nga jeta Sahit Halili, njëri nga themeluesit e Deges së LDK-së në Ferizaj dhe Kryetari i parë i Nëndegës Talinoc i Muhaxherëve.

Ishte një patriot i palodhshëm rugovian dhe institucionalist i pathyeshëm.

Ai deri në fund të jetës së tij nuk mungoj në asnjërin nga aktivitetet e LDK-së duke qenë gjithmonë njeri që rrezatonte pozitivitet dhe kulturë të lartë.

Do të kujtohet gjithmonë!

Ngushëllime familjes Halili dhe veprimtarëve të LDK-së.

Pushoftë në paqe!

Komento: