Kërkohet shkarkimi i Rikallos në KQZ, pasi mori post në Qeverinë e Serbisë

14:37 | 19 Nëntor 2020

Në KQZ kërkohet shkarkimi i Rikallos pasi mori post në Qeverinë e Serbisë.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka kërkuar që Nenad Rikallo, përfaqësuesi i Listës Serbe në këtë komision të shkarkohet, pasi ka marrë detyrën e ndihmësdrejtorit në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Rikallo është anëtar i KQZ-së nga Lista Serbe.

“Është vendosur në ushtrues të detyrës të ndihmësit të drejtorit në zyrën për Kosovë në Qeverinë e Serbisë. Kjo zyrë e mohon qenien e KQZ-së. Unë propozoj që z. Rikallo të shkarkohet dhe të zëvendësohet”, ka thënë Kurteshi që përfaqëson VV-në në KQZ.

Në këtë kërkesë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se do e njoftojë zyrën e Presidencës.

“Mundemi me njoftu presidencën. E pastaj e ka për obligim ligjor që të ndërmarrë veprime”, ka thënë Daka, përcjell Kp-ja.

Komento: