Bilanci i fundit: Rekord i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë

15:28 | 19 Nëntor 2020

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 807 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Pos këtyre rasteve, janë shëruar edhe 677 pacientë të tjerë, përcjell ORAinfo.

Kjo shifër njëkohësisht është rekordi i të shëruarve në vendin tonë.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.024 raste./ORAinfo/

Komento: