Macron konfirmon se do ta vizitojë Kosovën

16:30 | 19 Nëntor 2020

Bisedojnë Hoti dhe Macron, presidenti i Francës pajtohet të vizitojë Kosovën.

Kryeministri Hoti dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë biseduar virtualisht ku pjesë e bashkëbisedimit ishte edhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine-Butel.

Kryeministri Hoti e ka ftuar presidentin francez që ta vizitojë Kosovën meqë rast Macron i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të qeverisë kosovare.

“Presidenti Macron, ju përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit Hoti, për vizitë shtetërore në vendin tone”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ndërkaq sa i përket temës së liberalizimit të vizave Hoti dhe Macron janë dakorduan që ditëve në vijim si pjesë e mekanizmave për verifikim, të zhvillohen takime në nivel të ekspertëve që do të pasoheshin me takimin në nivel politik midis ministrave të brendshëm të të dyja vendeve.

Komento: