Mitrovica e Jugut në orë policore.
Mitrovica e Jugut futet në komunat më rrezik të lartë të infektimit, fillon aplikimi i orës policore.
Është ditë e shtunë, ndërsa pak qytetar po shihen në sheshin “Car Llazari” në Mitrovicën Veriore.Madje edhe ata që kalonin këndej pari jo të gjithë po respektojnë masat anti-covid, që i ka marr qeveria e Kosovës.
Shumë prej tyre shihen pa maskë e duke mos respektuar distancën.
Por, edhe pse polica janë këtu ata nuk po e ndalojnë askënd për mos respektim të masave.
Se masat nuk respektohen plotësisht, prapa kamerës e thonë edhe banorët serb të kësaj pjese të Kosovës.
Ndërkohë, as Ministria e Shëndetësisë në të shifrat që paraqiti kur mori masat e reja, nuk shfaqi të dhëna për Mitroivicën e Veriut.
Ndërkohë, kjo situatë në veri po i shqetëson edhe banorët shqiptarë të kësaj pjese.
Situata në veri, po i shqetëson edhe banorët e Mitrovicës së Jugut.
Madje, është nënkryetari i komunës Fruk Mujka, që thotë se infeksioni COVID-19 nga veriu po bartet tek banorët e jugut të Mitrovicës.
Mujka shtonë se ata kanë kapacitetet mjaftueshme në spitale për të infektuarit.
Ndërsa qytetarët e Mitrovicës Jugore thonë se ata po respektojnë masat .
Pavarësihtë kësaj Mitrovica e Jugut, nga e enjtja është futur në zonën e kuqe.
Kjo nënkupton se nga ora 19:00, qyteti futet në orë policore.
Ndërsa banorët edhe më tutje po kërkojnë respektim të masave anti covid.
Në Kosovë aktualisht janë 18 komuna të cilat janë në zonën e kuqe të rrezikut për përhapjen e pandemisë COVDI-19.
Me më së shumti raste prinë kryeqytetit Prishtina.