14 të vdekur e 565 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

16:59 | 22 Nëntor 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi edhe në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se nga 2,084 testime të kryera janë konfirmuar pozitiv 565 raste.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 14 qytetarë me covid-19, kurse 373 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër covid-19, transmeton GazetaShneta.

Rastet e identifikuara janë nga këto bashki:

-146 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 50 raste në Lezhë, 37 raste në Elbasan,

-30 raste në Lushnje, 28 raste në Gramsh, 25 raste në Sarandë, 24 raste në Kavajë,

-22 raste në Shkodër, Fier, 18 raste në Kuçovë, 17 raste në Korçë, 14 raste në Tepelenë,

-13 raste në Përmet, 10 raste në Krujë, Pukë, 7 raste në Vlorë, 5 raste në Librazhd,

-4 raste në Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Kurbin, Dibër, Pogradec, Peqin, Kolonjë.

Ndërkohë, në 3 spitalet për covid-19 po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive dhe 6 pacientë janë të intubuar.

Komento: