Vuçiq: Kërkuam gërmime në pesë lokacione në Kosovë – Meliza deshi të bënte shfaqje politike.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se kërkoi hyrjen në territorin e Kosovës pasi ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla i kërkoi të shkonte në Rashkë.
Sipas tij ishte rënë dakord me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që ato vizita të mos ndodhin.
Me këtë rast, ai tha se “Beogradi po kërkonte gërmime në pesë lokacione në Kosovë”, ku siç tha ai ” janë varrosur serbët, por shqiptarët nuk pranuan”.
“Tani, për të bërë një histori të madhe, si dhe për atë gënjeshtër që unë i kërcënova me skenarin e Nagorno-Karabakhut, edhe pse ata e kuptuan shumë mirë atë që unë doja të thoja, thanë se Vuçiq ishte i padëshirueshëm në Kosovë”, tha presidenti serb.
Vuçiq u tha gazetarëve në Beograd se shqiptarët e Kosovës, pasi u gjetën varre masive afër Rashkës, për trupa që besohet se janë të shqiptarëve kanë dashur të dërgojnë ministren e Punëve të Jashtme në Rashkë për, siç tha ai, “të bëjnë një lloj shfaqje politike”, raporton Kosovo Online, transmeton Klan Kosova.
“Ne u thamë atyre se ishte absolutisht e papërshtatshme në këtë moment, por që nëse ata do të donin, unë do të shkoja i pari në veri, dhe për shtatë ditë do të shkoja duke gërmuar në afërsi të Gjakovës. Meqenëse ata na dërguan një letër, ne ata u dërguan një letër atyre “, tha Vuçiq.
Ai thotë se atëherë u arrit një marrëveshje me njerëzit e Evropës që askush të mos shkojë askund, si dhe se për këtë nuk flitet në publik, të cilën sipas tij shqiptarët e shkelën.