Prizren: Shqiptohen 173 tiketa për mos respektuesit e masave antiCOVID-19.
Drejtoria rajonale e policisë në Prizren njofton se bashkë me Inspektorët Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u kanë zhvilluar dje aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19.
“Gjatë kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti COVID-19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 173 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa, janë kontrolluar gjithsej 89 lokale dhe janë vizituar 43 persona të cilët gjendet në vet izolim”.
“Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit, policia ka shqiptuar edhe 117 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion”.
“Duke e ditur se Prizreni është një qendër kulturore dhe historike, frekuentohet nga shumë vizitorë nga jashtë e nga rajonet tjera të Kosovës, andaj te një pjesë e tyre policia ka dhënë rekomandime dhe vërejtje që të njëjtit gjatë vizitës në Prizren të marrin edhe masat mbrojtëse siç janë maskat”, thuhet në njoftimin e policisë.