Vdes nga koronavirusi mjeku i vetëm pulmolog

11:30 | 25 Nëntor 2020

E humb betejën me virusin mjeku i vetëm pulmolog.

Doktor Ibrahim Kaziu, mjek pneumolog ka humbur betejën pasi ishte infektuar nga virusi, ndërsa ishte shtruar në spital prej disa ditësh.

“U prehsh në paqe dr. Ibrahimi Nje jete ne sherbim te popullit. Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër.

Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë!”- shkruan Spitali i Dibrës.

Ai punonte pranë Spitalit të Peshkopisë i vetmi mjek pneumolog që Qark, ndërsa ka mbajtur edhe postin e zëvendësdrejtorit.

Komento: