Infektohet me koronavirus Ambasadori i Kosovës në Shqipëri

21:31 | 25 Nëntor 2020

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri infektohet me COVID-19.

Nait Hasani ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar miq ! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore”, ka shkruar Hasani.

Komento: