Kjo pjesë e Prishtinës do të mbetet pa ujë

08:25 | 26 Nëntor 2020

Një pjesë e Prishtinës sot pa ujë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se gjatë ditës së sotme, do të realizohen disa punime teknike.

Bëhet fjalë për punime në ndërrimin e gypit të ujit në rrugën “Llapi” në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU “Prishtina” dhe Komuna e Prishtinës. Konkretisht, do të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër fi 200 mm.

Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës ‘Haxhi Zeka’ dhe rrugët përreth deri në lagjen Kolovica, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtinës.

Komento: