Gjoba të shumta për mosrespektuesit e masave anti-covid

10:00 | 26 Nëntor 2020

Shqiptohen 806 gjoba për qytetarët që nuk respektuan ligjin anti-COVID.

Situata e rëndë me COVID-19 është duke vazhduar tash e disa muaj në Kosovë.

Kësisoj për të mos lejuar përhapjen edhe më të madhe të këtij virusi dhe rrezikut që përçon, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 806 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Të gjithë qytetarët të cilët nuk po mbajnë maskë, distancë apo masat e tjera që kanë të bëjnë me këtë situatë janë gjobitur vazhdimisht tash e disa muaj.

Komento: