Vdes edhe një mësimdhënës nga koronavirusi.
Në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë mësuesi, Ilmi Ibrahimi nga Gjilani.I njëjti ishte i infektuar me virusin Covid-19.Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli.
Ismajli ka thënë se mësimdhënësin do ta kujtojë gjithmonë si burim i krenarisë për edukimin dhe arsimin e brezave.“Pishtarin e dijes, mësuesin Ilmi Ibrahimi, do ta kujtojmë përgjithmonë ndër gjenerata, si burim krenarie e frymëzimi si kontributdhënës me vlerë në edukimin dhe arsimimin e brezave.
Vepra e tij do të jetë simbol rezistence në edukimin e shumë gjeneratave.
Ndjestë i past shpirti i tij i bardhë.
Ngushëllime familjes, rrethit dhe mbarë shoqërisë”, ka shkruar Ismajli.Deri tani nga IKSHPK janë konfirmuar 948 viktima nga koronavirusi.